Shërbime & Mirëmbajtje

Shërbime & Mirëmbajtje

Shërbimet tona përfshijnë:

  • Shitjen dhe montimin e pajisjeve kundër zjarrit.

  • Shitjen dhe montimin e hidrantëve të llojeve të ndryshme.

  • Kontrollimin dhe matjen e presionit të ujit në rrjetin e hidrantëve.

  • Verifikimin e matjeve të enëve me presion sipas kërkesave të AKZ-së.

  • Verifikimin e rezistencës së tokëzimit mbrojtës dhe rrufepritësve sipas standardeve të MNZ-së.

  • Trajnime profesionale për përdorimin e pajisjeve për shuarjen e zjarreve fillestare.

  • Për të gjitha shërbimet që ofrojmë, garantojmë cilësi dhe siguri në përputhje me standardet evropiane. Kompania jonë posedon të gjitha licencat dhe autorizimet e nevojshme të lëshuara nga ministritë përkatëse.

Eksperienca jonë:

Gjatë viteve të operimit, kemi ndërtuar një rrjet të gjerë bashkëpunimi në tërë territorin e Kosovës, duke ofruar shërbime si për sektorin institucional, ashtu edhe për atë privat.

Disa nga klientët tanë kryesorë janë:

  • Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK),

  • Policia e Kosovës,

  • Ministria e Mirëqenies Sociale,

  • Qendrat Studentore,

  • Spitalet publike,

  • Institucionet arsimore (shkolla, biblioteka),

Dhe shumë institucione e biznese të tjera.

Kompania jonë ofron trajnime të specializuara për përdorimin e aparateve kundër zjarreve,të cilat zhvillohen sipas planprogramit tonë konform autorizimeve ligjore te përcaktuara me ligj.Trajnimi është i fokusuar në përdorimin e sigurtë dhe efikas të aparatit,duke i mundësuar pjesëmarrësve të rrisin cilësinë e punës dhe sigurisë.
Një ekip i trajnuar është një biznes i mbrojtur.

© L&G SHPK 2025

044-177-011 & 044-711-767 

lgkompany@hotmail.com lgkompany1@gmail.com

© L&G SHPK 2025

044-177-011 & 044-711-767 

lgkompany@hotmail.com

lgkompany1@gmail.com